Projekti i USAID-it EMPOWER Sektori Privat gjithnjë është në kërkim të mundësive që i shfrytëzon për të krijuar një numër të madh të vendeve të punës në të gjithë zinxhirët e vlerave. Këtë e arrin duke zhvilliuar shkathtësitë e fuqisë punëtore dhe tërheqjes së investimeve të huaja dhe vendore, duke u fokusuar tek grupet e popullsisë që kanë më pak të punësuar dhe janë të pafavorizuar. Projekti synon të rrisë mundësitë për fitim për gratë dhe të nxisë avancimin e grave në pozita të larta menaxhuese në biznes. Projekti përfshin Veriun e Kosovës në të gjitha aktivitetet e tij. Angazhimet e EMPOWER Sektori Privat përfshijnë edhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale të ofruesve lokalë të shërbimeve për zhvillimin ekonomik.

EMPOWER Sektori Privat ka në përbërje të tij edhe një Fond për Aktivititete Strategjike, për të mbështetur një sërë intervenimesh që kanë potencial të lartë për krijimin e vendeve të punës.