Dy sektorët në fokus të projektit janë Produktet e Drurit dhe Tekstili dhe Lëkura. Për të nxitur kërkesën më të madhe për vende pune në këto dy sektorë, Komponenti 1 angazhohet në aktivitete që identifikojnë dhe vlerësojnë mundësitë për krijimin e vendeve të punës, sfidat dhe nevojat për t’i dhënë prioritet mundësive për rritje të shitjeve. Drejtimet e tjera në të cilat punon Komponenti 1 janë zgjerimi i lidhjeve me blerësit, aktivitete që përmirësojnë dizajnin dhe cilësinë e produktit, trajnim për shkathtësi të fuqisë punëtore që nevojiten për mundësitë e identifikuara për biznes dhe lehtësimin e qasjes në financa dhe avokim për mjedis më të mirë për biznes.