Sektori i përgjithshëm i energjisë në Kosovë është i gjerë. Po zhvillohet një zinxhir i vlerave, produkteve dhe shërbimeve “të energjisë së gjelbër” që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë për prodhimin e elektricitetit dhe ngrotjes si dhe më shumë efiçiencë në konsumimin e energjisë. Shtimi i energjisë së ripërtëritshme dhe përdorimi i më shumë materialeve ndërtimore që janë me efiçiencë të energjisë, kontrolluesve elektronikë dhe pajisjeve të konsumatorëve dhe fabrikave varen nga një mjedis që mbështet politikat e energjisë dhe në varësi të shërbimeve të ndërlidhura, shumë prej të cilave mund të ofrohen nga kompani të vogla. Për rrjedhojë, ky sektor ofron mundësi të mëdha për krijimin e vendeve të punës në shumë NMV që janë të përkushtuara për biznese tërësisht vendore.

Mbështetja e EMPOWER Sektori Privat mund të stimulojë punësim të masë të gjerë në sektorin e efiçiencës së energjisë/energjisë së renovueshme, kryesisht në tregun vendor. Për të arritur këtë, EMPOWER Sektori Privat mundëson progrgame të trajnimit teknik për zhvillimin e ekspertëve në dizajnimin e shumë produkteve specifike dhe fusha të reja të shërbimeve teknike që nevojiten nga ky sektor, duke e përfshirë këtë trajnim edhe në kurrikulën standarde të AAP-ve. Projekti gjithashtu fasiliton financa për zhvillim për instalime të vogla të energjisë së renovueshme dhe për zhvillim të produkteve.