Rreth EMPOWER Sektori Privat

Krijimi i vendeve të punës si mjet për të arritur rritje të qëndrueshme ekonomike për Kosovën është objektivi kryesor i projektit të USAID-it EMPOWER Sektori Privat. Projekti bashkëpunon me kompani dhe individë të përzgjedhur me kujdes në mesin e sektorëve me potencial për zhvillim për t’iu ndihmuar atyre që të identifikojnë dhe lidhen me mundësitë që paraqiten në treg, të rrisin produktivitetin, të avancojnë shkathtësitë për menaxhim dhe të fuqisë punëtore, si dhe të zgjerojnë qasjen në financa. Përmes aktiviteteve dhe intervenimeve që bën, projekti EMPOWER Sektori Privat adreson nivelet e larta të varfërisë dhe papunësisë, varësinë e tepërt nga importet dhe sektorin e pazhvilluar të eksportit.

EMPOWER Sektori Privat përfshin edhe katër grupe me prioritet për të qenë përfitues të përkrahjes: gratë, të rinjtë, banorët në veri të Kosovës dhe minoritetet etnike dhe grupet e pafavorizuara. Përmes tre komponentëve të tij EMPOWER Sektori Privat zhvillon aktivitete specifike në të mirë të këtyre grupeve për të nxitur përfshirjen e tyre.

EMPOWER Sektori Privat, që ka filluar në korrik 2014, është projekt pesë-vjeçar i dizajnuar për të nxitur krijimin në shkallë të gjerë të vendeve të punës duke rritur konkurrueshmërinë e kompanive kosovare. Projekti financohet nga USAID dhe Sida dhe implementohet nga Cardno Emerging Markets USA, Ltd.