DREJTOR I PROGRAMIT

Dr. David T. King sjell me vete 36 vjet përvoje në zhvillimin e ndërmarrjeve, avancim të zinxhirit të vlerave, zhvillim të fuqisë punëtore, qasje në financa, dialog publiko-privat, si dhe zhvillim të kapaciteteve lokale. Prej vitit 1996, udhëheqja e tij, menaxhimi dhe aftësitë teknike janë fokusuar në rritjen e qëndrueshme ekonomike në zhvillim ndërkombëtar. Për më shumë se tetë vite, ai ka shërbyer si shef misioni për pesë projekte të rritjes ekonomike të USAID-it në Evropën Juglindore, saktësisht në BeH, Mal të Zi dhe Serbi. Projektet janë fokusuar në rritjen e sektorit privat, zhvillimin e fuqisë punëtore, krijimin e vendeve të punës, ndërtimin e kapaciteteve institucionale, politika makroekonomike, zhvillim të sektorit financiar, privatizim, si dhe reformë të ligjeve tregtare. Përveç këtyre, ai ka ofruar ndihmë teknike për programet e rritjes ekonomike në Armeni, Azerbajxhan, Egjipt, Afrikë të Jugut, Ganë dhe Nigeri.

Në mes të viteve 1989-1995, si ndërmarrës, Dr. King ka themeluar dhe drejtuar një kompani multimilionëshe të dizajnimit dhe prodhimit të rrobave në SHBA. Në periudhën 1976-1989, ka punuar në Nju-Jork për Citicorp/Citibank, Bankën e Rezervave Federale të Nju-Jorkut, si dhe në Paris për Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Dr. King është trajner i aftë dhe me përvojë të gjerë në projekte të USAID-it dhe për personelin e USAID-it, duke përfshirë tetë vjet si Moderator Kryesor për programin e Trajnimit të Rritjes Ekonomike të Zyrës E3 Bureau. Ai gjithashtu ka ligjëruar në ekonomi, financa e banka në dhjetë universitete në SHBA dhe Evropë.