Artan Loxha 

Artan Loxha është ekonomist i zhvillimit me ekspertizë kryesore në tregjet e punës, financat publike, politikat makroekonomike dhe planifikimin strategjik kombëtar. Z. Loxha ka punuar si konsulent menaxhimi me grupet ndërkombëtare lidere të konsulencës, përfshirë Deloitte, Ernst and Young, si dhe BearingPoint. Z. Loxha ka shërbyer edhe në pozita të shumta me organizata lidere ndërkombëtare për zhvillim, përfshirë Bankën Botërore, Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP-në), BE-në dhe GIZ-in. Z. Loxha ka shërbyer si ekspert i tregut të punës në selinë e Bankës Botërore në Uashington, me fokus në përmirësimin e kapaciteteve të shërbimeve publike për punësim dhe realizimin e programeve të përshtatura për punëkërkues. Ai po ashtu ka punuar si konsulent i Bankës Botërore për qeverinë polake në forcimin e sistemeve të monitorimit dhe vlerësimit të ndihmës për punëkërkues. Si kryesues i grupit ekonomik të UNDP-së për Kosovë, z. Loxha ka qenë i suksesshëm në hartimin dhe mbledhjen e fondeve për projekte zhvillimore të mëdha për tregti, remitanca dhe krijim të vendeve të punës. Z. Loxha i ka elaboruar pjesët kyçe të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim të Kosovës, kryesisht në fushat që kanë të bëjnë me politikat industriale dhe investimet e huaja. Z. Loxha ka një përvojë të madhe në menaxhimin e portofolit dhe e ka kryer shkollimin ekzekutiv të tij për menaxhim të projekteve në Universitetin e Georgetown-it. Z. Loxha është ekonomist me profesion me një diplomë masteri në ekonomi të marrë nga Universiteti i Kolumbias dhe një diplomë masteri të dytë në zhvillim ndërkombëtar të marrë nga Shkolla e Ekonomisë në Londër.