Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, shumë kompani nga sektori i përpunimit të drurit në Kosovë kanë bërë kapërcimin nga ndërmarrje të vogla në të mëdha dhe ekziston një trend i fuqishëm për konsolidim. Kompanitë lidere kanë kanë veprimtari të gjera dhe prodhojnë produkte të cilësisë së lartë si dhe kanë kompetencë që të zhvillojnë produkte të reja për të adresuar trendet e tregut. Megjithatë, edhe kompanitë më të mëdha thonë se nuk kanë lidhjet që dëshirojnë me tregjet e huaja.

EMPOWER Sektori Privat punon me kompanitë lidere për të rritur shitjet dhe për të zgjeruar krijimin e vendeve të punës në industrinë e drurit, lehtëson krijimin e grupeve të biznesit dhe siguron që sistemet e kontrollit të cilësisë së kompanive sjellin standardet e dëshiruara.