Ndërmarrjet në sektorin e tekstilit dhe lëkurës janë nga më të ndryshmet, nga operatorë të privatizuar nga kompani ndërkombëtare deri tek kompanitë vendore. Edhe pse zhvillimi i përgjithshëm i sektorit ka qenë i moderuar, ka kompani që kanë mundësi për zhvillim të biznesit. Këto dhe ndërmarrës të tjerë kanë krijuar lidhje me blerës më të mëdhenj, vendorë dhe të huaj, edhe pse shumë kompani të tjera lokale ende kanë vështirësi me lidhjet e tregut dhe kanë kapacitet prodhues të kufizuar.

EMPOWER Sektori Privat konsideron se prodhuesit në Kosovë, sidomos të kategorisë “prerje dhe qepje”, e kanë potencialin t’i shërbejnë një tregu më të madh ndaj do të punojnë me këtë sektor për ta ndihmuar. Aktivitetet e mbështetjes përfshijnë: zgjerimin e lidhjeve të blerësve përmes kanaleve të ndryshme, duke adresuar shkathtësitë që nevojiten për të përfshirë trajnimin për dizajnerë të tekstilit në sistemin e AAP, duke organizuar programe praktike dhe duke lehtësuar qasjen në financa.