Sektori i TIK-ut në Kosovë u paraqit dhe u zhvillua gjatë dhjetë viteve të fundit. Tani, ky sektor ka themele solide dhe të suksesshme. Sektori ka shumë NMV që shesin dhe ofrojnë shërbime me softuerë dhe sisteme dhe pajisje të TIK-ut. Edhe demografia është e mirë – përqindja e madhe e të rinjve e nevojshme për zhvillimin e një fuqie punëtore të TI-së, që zakonisht citohet si nevojë kritike për Kosovën, në mënyrë që të jetë në gjendje të konkurrojë për disa nga projektet e mëdha evropiane. Po ashtu, diaspora e madhe dhe numri i madh i të arsimuarve jashtë ndihmojnë në krijimin e lidhjeve të biznesit. Bashkëpunimi mes kompanive dhe universiteteve për dizajnimin e kurrikulave në TIK dhe punësimi i të sapodiplomuarve të rinj në sektorin e TIK po përmirësohet.

Mbështetja nga EMPOWER Sektori Privat përfshin edhe trajnimin e qëndrueshëm të programuesve si dhe asistencën për kompanitë e TIK-ut që të krijojnë mundësi për angazhime më të mëdha të kontraktuara në mënyrë që të adresojnë shkathtësitë për vendet e punës që nevojiten në këtë sektor, gjë që asnjë kompani apo grup kompanish apo shoqata nuk janë në gjendje ta bëjnë pa pjesëmarrjen aktive të sistemit të arsimit dhe aftësimit.