Zhvillimi i sektorit të turizmit në Kosovë nuk është bërë në përputhje me ndonjë strategji të përgjithshme. Në fakt, rajone specifike kanë ndërmarrë nisma lokale – Prishtina, Sharri, Mitrovica. Produkti më i njohur ndërkombëtarisht i turizmit është turizmi në natyrë/i aventurës, i përqendruar në rajonin e Pejës dhe që shtrihet në Bjeshkët e Nëmura dhe në zona të tjera të Alpeve Dinarike/Shqiptare. Turizmi i aventurës në Ballkanin Perëndimor është produkt rajonal që është zhvilluar me shpejtësi gjatë pesë apo më shumë viteve të fundit, ku ka një rritje të shpejtë të vizitorëve nga jashtë dhe zgjerim të kanaleve të marketingut.

Mbështetja e projektit EMPOWER Sektori Privat kryesisht kanalizohet nëpër promovimin ndërkombëtar të turizmit të aventurës dhe trajnimeve për shkathtësi, që nuk kërkojnë investime shumë të mëdha, si dhe tek nxitja e përkrahjes së duhur në nivel vendor. Është me rëndësi për Kosovën që të jetë anëtare aktive e konsorciumit shumështetëror të operatorëve turistikë që janë kryesisht përgjegjës për avacimin e këtij biznesi.